26 Dhjetor, 2024

“Komisari i Dritës”, filmi që e shoh dhe e shoh papushim (për ata që duan ndalimin e filmave shqiptarë)

 “Komisari i Dritës”, filmi që e shoh dhe e shoh papushim (për ata që duan ndalimin e filmave shqiptarë)

Nga Bujar Cani

Kur shikoj kete film, kam deshire ta shikoj perseri, prape ta shikoj, e perseri prape.

Asnjehere nuk me iken deshira per ta pare dhe ripare kete film epokal, nje film qe rralle do te na vije ndonjehere kaq i mrekullueshem, ne çdo detaj te tij.

Nje film qe tregon nje epoke, nje vend, nje popull, nje shtet, qe porsa i dale nga lufta N-ÇL, si nje vend germadhe dhe i shkaterruar plotesisht.

Nje vend me prapambetje te theksuar shekullore, nje vend i sunduar nga padija, nga analfabetizmi, nje vend gjysem-feudal, ose me mire nje vend primitiv.

Nje vend i sunduar prej 500 e ca vitesh nga nje vend anadollak, por edhe mbas ketij pushtimi turk, perseri nje vend i sunduar nga feudale e bajraktare, nga fete dhe kanunet..

Pra nje vend i sunduar nga te gjithe keto te keqija, ben perpekje per te dale nga kjo gjendje, nga kjo prapambetje dhe injorance shume shekullore.

Dhe perpjekja e pare eshte lufta per perhapjen e dijes dhe te arsimit, perhapjen e kultures dhe civilizimit te nje populli te tere.

E hapi i tyre i pare eshte qe te mesojne shkrim dhe kendim, te zgjohen nga gjumi qe kishin rene, e kete e beri ” mesuesi i popullit ” Ndrec Ndue Gjoka.

Nje rast unikal i ketij mesuesi, i ketij patrioti dhe atdhetari, qe plus veshtersive te medha ekonomike, dhe me mentalitetet obskurantiste ne mendjet e njerzve, te perhapur nga prapambetjet e tyre, te perhapura nga feja dhe kanuni, nga pushtimet e huaja, nga sundimet e bajraktareve dhe injorances.

Por edhe ne lufte me bandat reaksionare te financuara nga sherbimet e huaja, qe nuk donin hapjen e shkollave te dijes dhe arsimit e civilizimit.

Dhe kur nje fshatar e pyeti mesuesin Ndrec Ndue Gjoken, se perse na duhet shkolla e kendimi, ai ju pergjigj:

– Qe t’u mesojme femijve tane, shkrim e kendim, te perhapim dijen dhe kulturen, t’u mesojme historine e popullit e kombit tone, t’u mesojme se kush kane qene miqte dhe armiqte e popullit tone.

Kush jane ato shqiptare qe i kane dhene nder dhe lavdi Shqiperise, dhe kush kane jane ato shqiptare tradhetare dhe bukshkale qe u kane sherbyer te huajve, dhe kane punuar kunder interesave tona kombetare.

Dhe bandat e diversanteve qe vinin si kope ujqerish, qe nuk donin dijen dhe arsimin, keto banda qe do na sillnin neve ” demokracine “, dhe cfare ” demokracie “, me kanunin e tyre, me fete e bajraktaret, dhe me ato qe kishin subduar tere jeten atje.

E vrane mesuesin me te vetmin faj, mesuesin e popullit Ndrec Ndue Gjoken, sepse donte driten e bukur te dijes dhe te arsimit, donte qe populli te mesonte historine e vet, te mesonte se kush kishin qene dhe ishin armiqte e tij.

Donte qe te perhapte civilizimin dhe kulturen, prandaj e vrane nen flaken e qiririt, e vrane me laps ne dore, sepse bandat e kuptonin se ky laps ne doren e ketij mesuesi do ti mundte.

E vrane mesuesin duke korrigjuar detyrat e nxenesve, por e vrane si njeri por jo si emer, sepse vepra e tij fitoi.

Ai ngeli dhe do te ngelet perjete me emrin e bukur….” Mesues i Popullit”, perjete e nderuar vepra dhe emri i Ndrec Ndue Gjokes, e vrane me laps ne dore, sepse lapsi i tij ishte me i fuqishem se gryka e armeve te atyre qe donin ta linin kete popull ne erresisire perjetsisht….

1 Comment

  • Te qifsha ty me gjithe komisarin koumist te drites dhe gjithe propaganden e buçe e te kuqe qe shkaterruan traditat shqiptare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *