27 Dhjetor, 2024

Mevlan Shanaj: Kush janë këta injorantë, që duan të ndalojnë filmat e bërë gjatë komunizmit?

 Mevlan Shanaj: Kush janë këta injorantë, që duan të ndalojnë filmat e bërë gjatë komunizmit?

“Filmat e prodhuara nga ish-Kinostudio Shqipëria e Re duhet të ndalohen me ligj si pjesë e propagandës komuniste”. Kjo kërkesë është pjesë e nismës së depozituar në Kuvend nga grupi i demokratëve që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, në kuadër të dekomunistizimit.

“Propagandë për regjimin totalitar komunist është çdo akt propagande, i kryer me çdo mjet, që mohon, minimizon në mënyrë të ndjeshme, miraton ose justifikon natyrën kriminale të regjimit totalitar komunist, të veprimtarisë së PPSH dhe të organeve të diktaturës komuniste”, thuhet në një nga pikat e draftit.

Në lidhje me këtë çështje, më herët regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka folur për filmin shqiptar para viteve 90-të.

Shanaj ka komentuar edhe nismën e deputetëve të PD-së për ndalimin e filmave të para viteve 90-të.

Shanaj shprehet se kjo nuk është një nismë e PD por e disa e individëve me pasione dhe jo me formatimin e duhur kulturor, të cilët kujtojnë se duke lëshuar deklarata të tilla fitojnë kredibilitete.

Ai tha se ata janë injorantë.

Në rastin kur elementët e komunizmit janë të trupëzuar, si në rastin e lapidarëve, kërkohet shembja ose transformimi i tyre brenda tre muajve nga konstatimi.

“Në rastin, kur këto simbole janë të trupëzuara me sende të paluajtshme, atëherë institucioni përgjegjës për administrimin e sendit të paluajtshëm, brenda 3 muajve nga konstatimi, merr masat e duhura për eliminimin e tyre ose nëse është rasti për transformimin fizik në atë masë që simboli i transformuar të mos shërbejë për qëllime të propagandës së regjimit totalit komunist”, thuhet në draft.

5 Comments

  • Nuk jam per ti.nalur

  • Kurr. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndalohen. Janë filma edukativ sepse janë origjinal, dhe artistët janë të pa zëvëndësueshëm .
    Aq sa dhe emrat ja u dim për mëndësh, si emrat e vërtetë dhe ata të roleve në filma.
    Filmat në atë kohë luheshin në terren, në shi ,borë, e kudo.
    Respekte për artistët Shqiptarë të asaj kohe, dhe që jetojnë akòma.
    Të pa harruar qofshin ata që kanë ndërruar jetë.
    RESPEKTE.

  • Terrori i Kuq i Pseudoteorisë së ashtuquajtur Bolshevizëm Komunist me simbol Kryqin Harkor të Muzhikërisë Ruse, ngjasor me Kryqin e Thyer, nuk ishte “Teror i Idealit të Shoqërisë hyjnore të përsosur dhe të barabartë të qeuajtur Komunizëm shumë kohë para se të lindte Marksi që nuk mund të ishte MARKSIST-LENINIST as i Rusisë dhe as i Jugosllavisë pa le më i Shqiptarisë me Enverin që poshtroi tërë tē ahtuauajturat Parti Komuniste të Botës nga “Kulla e Tij me Fener Ndriçues për Botën Mbarë, Buzë Adriatikut”. Të tjerat i di vetë çdo Shqiptar, më mirë sesa rrethi i “Komunistëve” të Enver Hoxhës që nga 8 Nëntori deri më 11 Prill.

  • Gënjeshtër, nuk është i për dëritur, i përsëritur është shkrimi, të cilit jam i obliguar ti përgjigjem unë. Por zotrote vepron si psallte librash të shenta që i luten Zotit për Parajsēn PasVedekjes.
    Terrori i Kuq i Pseudoteorisë së ashtuquajtur Bolshevizëm Komunist me simbol Kryqin Harkor të Muzhikërisë Ruse, ngjasor me Kryqin e Thyer, nuk ishte “Teror i Idealit të Shoqërisë hyjnore të përsosur dhe të barabartë të qeuajtur Komunizëm shumë kohë para se të lindte Marksi që nuk mund të ishte MARKSIST-LENINIST as i Rusisë dhe as i Jugosllavisë pa le më i Shqiptarisë me Enverin që poshtroi tërë tē ahtuauajturat Parti Komuniste të Botës nga “Kulla e Tij me Fener Ndriçues për Botën Mbarë, Buzë Adriatikut”. Të tjerat i di vetë çdo Shqiptar, më mirë sesa rrethi i “Komunistëve” të Enver Hoxhës që nga 8 Nëntori deri më 11 Prill.

  • Pershendetje, personalisht mendoj se ato filma jane pjese e historise se Shqiperise, kushdo qe mundohet te ndaloj apo te mohoj te kaluaren nuk mund te kete kurre nje te ardhme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *