26 Dhjetor, 2024

Dhimbja e madhe e Dritëro Agollit, Ariani, djali që kishte me rusen Nina

 Dhimbja e madhe e Dritëro Agollit, Ariani, djali që kishte me rusen Nina

Shkrimtari i madh shqiptar, Dritëro Agolli udhëtoi drejt Moskës në vjeshtën e vitit 1952, duke vendosur që të jetonte në Shën Petersburg.

“Kur erdha në Moskë në vjeshtën e vitit 1952 u grumbulluam të gjithë. Ardhëm siç ishim të varfër, me valixhe prej druri, aq sa mezi i nxinin makinat brenda. U mblodhëm këtu për t’u shpërndarë në qytetet e Rusisë. Mua më caktuan në San Peterburg. Aty ishim një grup si Marash Hajati, Fadil Kokomani”, tregonte në të gjallë të tij, poeti.

Gjatë jetës së tij në Rusi ai njohu edhe Ninën, rusen e bukur me të cilën ai lindi një djalë.

Romanca e tyre u kurorëzua me martesë në moshën 25–vjeçare por regjimi dhe prishja e marrëdhënieve me Rusinë, e shkurorëzoi martesën e tyre. Agolli u detyrua të kthehej në Shqipëri, duke lënë pas një djalë dhe dashurinë e tij të parë, transmeton ObserverKult.

Moikom Zeqo: Dhimbja më e madhe e tij, djali me gruan ruse

Mirëpo, pas shumë vitesh Dritëroi u rikthye në Rusi për të takuar të birin e tij, fëmijën e parë dhe rusen e cila i mori zemrën por kësaj rradhe ndryshe- si një vizitor përkrah gruas së jetës së tij Sadije Agollit.

Një ndër miqtë më të afërttë Dritëro Agollit, Moikom Zeqo kështu përshkruante udhëtimin:

“Në vitin 2004 kam bërë një udhëtim në Moskë dhe Shën Peterburg me Dritëroin, ku kemi takuar djalin e tij me gruan ruse, Arianin. Takimi i tyre qe i dhimbshëm. I biri kishte pamjen e Dritëroit. E vuante shumë mallin për djalin që kishte. Ai u prek aq shumë kur e pa të birin, sa nuk ishte në gjendje të fliste për rreth gjysmë ore”, kujtonte Moikom Zeqo, duke theksuar se Ariani ishte dhimbja më e madhe e tij, e kishte peng.

E gjitha kjo u rrëfye edhe në filmin “Dritëroi ynë”, kushtuar shkrimtarit Dritëro Agolli që u shfaq me rastin e 85-vjetorit të lindjes, i ka kushtuar vëmendje edhe Arianit, me regji të Ilia Terpinit, skenar të Vllasova Mustës, që do të shfaqet së shpejti. Ndërsa zëri që shoqëron dokumentarin është ai Virgjil Kules, kosnulent ka qenë edhe miku i tij, Moikom Zeqo.

Në film shfaqet një foto e Agollit me rusen Nina dhe me Arjanin, të birin; mandej janë imazhet e takimit të tij me të birin tashmë të rritur e të pjekur, gjatë vizitës që shkrimtari bëri në Rusi pas 1990-ës, së bashku me gruan e jetës së tij, Sadije Agollin.

Në atë takim, përveç përqafimeve dhe kujdesit të djalit për të atin, shihet edhe përlotja e tij, për babanë shqiptar.

Sadije Agolli shfaqet në filmin dokumentar për Dritëroin në rolin e rrëfimtares: nga njohja, te dita e dasmës, jeta e vështirë dhe tanimë familja e madhe.

1 Comment

  • ..i madhi DRITERO !..Nuk e krahasoj me asnji poet te viteve te tija.Poet,patriot …..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *